Please enter at least 3 characters.

Berisha triumfon përballë Juventusit (Video)

2016/07/Juve-653x420.jpg

Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha ka shkëlqyer në takim ndaj Juventusit, ku skuadra e tij Melbourne Victory triumfoi pas penalltive.
Prishtinasi e nisi nga minuta e parë ndeshjen dhe tregoi një formë jashtëzakonisht të mirë.

Ai kishte një rast të mirë shënimi kur goditi me kokë, por portieri i kampionëve të Italisë, Luis Neto bëri mrekulli duke pritur gjuajtjen e shqiptarit.

Juventus kaloi në epërsi nëpërmjet talentit të ri Moreno, ndërsa për vendasit barazoi Ingham në minutën e 83-të.

Pas ekzekutimit të penalltive Melbourne ishte më e mirë duke shënuar katër gola, ndërsa kampionët e Italisë realizuan tre nëpërmjet Marrones, Vitales dhe Rossetit ndërsa penalltitë i humbën Macek dhe Padovan. /Telegrafi/