Please enter at least 3 characters.

Berisha në negociata me Lazion

2016/01/f.0815224101931_m.jpg

Portieri kosovar ka njoftuar se menaxheri i tij është duke biseduar me klubin italian dhe se kjo çështje mund të mbyllet shumë shpejt, njofton Express.

“Mund të konfirmoj se menaxheri im do të shkojë dhe të bisedojë me Lazion. Të shohim se si do të shkojë në ditët në vazhdim”, ka deklaruar portieri prishtinas për P4 Kalmar.

24 vjeçari ka kontratë me Kalmarin deri në fund të vitit, por ai pritet të largohet gjatë verës. Më parë flitej se mund të transferohej në Chievo, por më pas gjithçka ndryshoi dhe tash përfaqësuesi shqiptar mund t’i bashkohet Lorik Canës në kryeqytetin italian. /Telegrafi/