Please enter at least 3 characters.

Berisha iu drejtohet deputetëve të PS-së: Do ju vij në mbledhjen e Grupit, elektoratin socialist e përfaqësoj unë

2023/07/sali-berisha.jpg
705:"Deputeti Sali Berisha duke folur gjate nje seance parlamentare, ku u disktutua mbi raportin e DAP per vitin 2022 si dhe per situaten e krijuar ne veri te Kosoves. Deputetet e opozites kane kerkuar qe te behet publik drafti i derguar presidentin francez dhe kancelarit gjerman per asosacionin e bashkive me shumice serbe ne veri te Kosoves./r/n/r/nMP Sali Berisha speaking during a parliamentary session, where the MP discussed the DAP report for 2022 as well as the situation created in the north of Kosovo. The opposition MPs have requested to make public the draft sent to the French president and the German chancellor for the association of municipalities with Serbian majority in the north of Kosovo.
12:"MALTON DIBRA

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se deputetët socialistë duhet të kenë guximin t’i kërkojnë llogari kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku, për ndarjen e disa kilometrave rrugë në shumë kontrata.

Komentet Berisha i bëri nga foltorja e Kuvendit, ku tha se nëse deputetët e PS nuk kishin guximin të thoshin të vërtetat, atëherë ai ishte i gatshëm të shkonte në mbledhjen e PS dhe t’ua ‘plaste’ në sy të vërtetat kryeministrit dhe ministres Balluku.

Berisha duke iu drejtuar Niko Peleshit që drejton mbledhjet e Grupit të PS, tha se ishte që përfaqësonte elektoratin socialist dhe jo Edi Rama.

“Pra nuk mundet që kimia me lubi Lotin, se nuk e quaj më Balluk unë atë. Kishit dëgjuar ndonjëherë ju nga viti 2005 deri në 2013 të flitej loti, loti, loti. Kontraktohej rruga nga Levani në Tepelenë, nga Hani i Hotit në Shkodër, nga Farka në Elbasan. Kjo ka sjellë modeli hyrja e E
di Ramës.

Dhe del çdo ditë loti kaq, loti aq. Të kesh kurajo ti të thuash aty në mbledhje, jo unë. Si mund të ndahen 12 kilometër në 14 kontrata. Prandaj mbroni ju atë. E Niko më thuaj pak, se drejton edhe mbledhjen ti aty. Të vij t’ua them unë në mbledhje po të doni, se përfaqësoj unë elektoratin socialist jo ti”, tha Berisha. /Telegrafi/