Berisha i quan antishqiptare deklaratat e Edi Ramës në Pejë
Ish-kryeministri dhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga Kryeministri, Edi Rama sot në Pejë, duke i cilësuar ato si antishqiptare.
Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rama po e përdor Kosovën për të mbuluar dështimet e tij dhe për të sulmuar Bashkimin Europian.
“Tashmë është bërë zakon qe çdo vizite në Kosovë, Edi Rama, do ta përdorë për të mbuluar dështimin e tij të plotë në rrugën e integrimit, hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE por edhe për të ndihmuar me to direkt apo indirekt mikun e tij, Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë i Berishës:"Deklaratat e Edvin Kristaq Rames ne Peje jane mirefilltas antishqiptare!Te dashur miq, perdorimi i perseritur Kosoves nga Edvin Kristaq Rama per te sulmuar dhe kercenuar BE eshte akt banditesek dhe fund e krye antishqiptar.Tashme eshte bere zakon qe çdo vizite ne Kosove, Edvin Kristaq Rama do te perdore per te mbuluar deshtimin e tij te plote ne rrugen e integrimit, hapjes se negociatave te Shqiperise ne BE por edhe per te ndihmuar me to direkt apo indirekt mikun e tij Vuçiç.
Me mesazhet kercenuese qe leshon nga Kosova, Rama si nje bandit, si nje Don Kishot i vertet mendon se ai tut Bashkimin Europian dhe i imponon atij te mbylle syte para organizates shteterore krimiminale me te rrezikshme te Europes, “Rilindja” qe kryesohet nga kreu i Meduzes Edvin Kristaq Rama.


