Please enter at least 3 characters.

Benzema: Jam një numër nëntë me shpirtin e numrit dhjetë

2019/01/Karim-Benzema-3.jpg
266:"BARCELONA, SPAIN - JANUARY 27: Karim Benzema of Real Madrid celebrates after scoring his team's third goal during the La Liga match between RCD Espanyol and Real Madrid CF at RCDE Stadium on January 27, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, e ka përshkuar vetën si një sulmues mjaft të mirë zone, por që arrin të krijon edhe në lojën e skaudrës.

Francezi shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim në fitoren 4-2 ndaj Espanyolit, duke qenë lojtari i ndeshjes.

"Më të vërtetë më pëlqeu paraqitja ime, nuk e di nëse është ndeshja më e mirë e sezonit", ka thënë Benzema, i cituar nga Marca.

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

"Dua të vazhdoj më shumë e më shumë, është e rëndësishme të shënoj gola dhe të dhuroj asistime, por edhe shumë detaje tjera të vogla".

"Shumë njerëz e masin sulmuesin nga golat, por unë besoj se jam një numër nëntë me shpirtin e numrit dhjetë", ka shtuar francezi.

31-vjeçari tashmë ka shënuar 15 gola në të gjitha garat, tre gola më shumë se në gjithë sezonin e kaluar.

Përveç golave ai ka dhuruar edhe katër asistime këtë sezon, dy në La Liga dhe dy tjerë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/