Please enter at least 3 characters.

Benjamin Kololli martohet me bukuroshen pejane

2019/07/Screenshot-2-24-e1564435233827.png

Reprezentuesi i Kosovës i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen disavjeçare me martesë.

Bëhet fjalë për Benjamin Kolollin, i cili ka lindur në shtetin zviceran dhe në këtë vend helvetik po bën karrierë futbollistike.

Megjithatë futbollisti shqiptar tash e sa vite është i dashuruar në bukuroshen pejane, Labentina Imerajn.

Në këtë dasmë nuk kanë munguar as disa prej miqve futbollistë të 27-vjeçarit, ku ishin prezent Hekuran Kryeziu, Mirlind Kyreziu e Florent Hadërgjonaj, por nuk kanë munguar as personalitete të estradës si DJ Dagz, i cili ka publikuar disa fotografi të dasmës në llogarinë personale në Instagram.

Dasma ishte organizuar sikurse në përralla me lule të llojllojshme, si orkide, krizantema rozë, trëndafila shampanjë e të bardhë, i japin vendit frymën e një kopshti hyjnor.

Ndryshe, Kolollin edhe në sezonin e ri do ta shohim në fanellën e klubit zviceran të Zurichut, i cili bën gara në Superligë. /Telegrafi/