Bëhu ekspert i Real Estate me UBT
A e dinit se patundshmëria përbën klasën më të madhe të pasurisë në të gjithë rruzullin tokësor? Sipas analizës globale nga kompania prestigjioze Savills, vlera e përgjithshme e patundshmërive në botë ka arritur në shifrën marramendëse prej mbi 379.7 trilionë dollarësh. Për ta kuptuar peshën e këtij sektori, kjo industri është pothuajse katër herë më e madhe se e gjithë ekonomia globale dhe peshon dukshëm më shumë se sa i gjithë tregu i aksioneve e i bonove të marra bashkë.
E për të qenë pjesë e këtij tregu dinamik e të suksesshëm kjo mund të arrihet përmes studimeve në programin Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës në UBT. Ky program akademik është projektuar për të përgatitur profesionistë të kualifikuar, të cilët luajnë një rol kyç në zhvillimin e mjedisit të ndërtuar dhe në përmirësimin e cilësisë së jetesës urbane.
Përmes mësimdhënies inovative, kërkimit shkencor me ndikim dhe menaxhimit transformues të pasurive të paluajtshme, ndërtimit e infrastrukturës, UBT u ofron studentëve platformën e nevojshme për të kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike në rajon e më gjerë.
Gjatë këtij udhëtimi akademik, studentët pajisen me njohuri të thelluara mbi kornizat ligjore, financiare dhe teknike, si dhe me kompetenca praktike në vlerësimin e pasurive, planifikimin e projekteve dhe analizën e investimeve.
Programi promovon mendimin analitik, marrjen e vendimeve strategjike dhe lidershipin në projekte zhvillimore ndërdisiplinore, duke integruar teknologjitë e avancuara dhe Inteligjencën Artificiale në menaxhimin e pronave, gjithnjë mbi parimet e etikës profesionale dhe qëndrueshmërisë mjedisore.
Përmes kësaj përgatitjeje gjithëpërfshirëse, studentët aftësohen të interpretojnë rregulloret e industrisë, të drejtën kontraktuale dhe proceset e ndërmjetësimit, si dhe të analizojnë ndikimin e faktorëve demografikë e hapësinorë në tregun imobiliar.
Përveç kësaj, të diplomuarit zotërojnë teknikat moderne të vlerësimit të pronave, aplikimin e marketingut digjital dhe menaxhimin e kontratave të Partneriteteve Publike-Private, duke garantuar një analizë kritike të çdo projekti nga këndvështrimi teknik, menaxherial dhe financiar.
Bëhu pjesë e gjeneratës së re të liderëve në sektorin e patundshmërive.
Apliko tani në UBT, përfito 20 për qind bursë për tre vite studimi dhe ndërto një karrierë të sigurt me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e hapësirave tona urbane!


