Please enter at least 3 characters.

Bëhet virale videoja e gruas që vrapon me taka të larta në palestër

Një video e një gruaje duke vrapuar në palestër ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale.

Cassie Leong, e cila ka qenë gjithmonë e pasionuar pas fitnesit, ndau së fundmi një klip ku ajo vrapon me taka, por gjatë ushtrimeve ajo thuajse humbi ekuilibrin dhe gati u rrëzua.

Në përshkrimin e videos, ajo shkruan: "Dëshmi: askush nuk kujdeset për atë që bëni në palestër".

Ky nuk është rasti i parë që Cassie publikon video të tilla.

Në vitin 2023, ajo shpërndau një tjetër klip ku performonte me taka në platformë, duke realizuar marifete të ngjashme. /Telegrafi/