Please enter at least 3 characters.

Behar Maliqi po e befason Gani Sejdiun

2016/01/behar-maliqi-po-e-befason-gani-sejdiun_hd.jpg

Futbollisti kryesor i Feronikelit është duke stërvitur me ekipin dhe pas konsultave që do të ketë me mjekun dhe trajnerin, do të vendos se a do të luaj në kryendeshjen e javës së 11-të kundër Trepçës ’89 apo jo.

Në gjë të tillë e ka pohuar për Gazetën Tribuna, mesfushori, Behar Maliqi.

“Jam duke stërvitur bashkë me ekipin. Do të konsultohet me mjekun, por edhe me trajnerin dhe pastaj do të vendosim sëbashku se a do të luaj në ndeshje kundër 89-shit apo jo”, ka thënë Maliqi.
Në anën tjetër, trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu, është befasuar me paraqitjen që e ka bërë Maliqi në stërvitjen e djeshme (e martë).

Ai ka thënë për Gazetën Tribuna se do të vendosin bashkarishtë me lojtarin dhe doktorin lidhur me rikthimin e Maliqit.

“Maliqi ka stërvitur me ekipin të martën dhe më ka befasuar për të mirë me atë që ka treguar. Por ne do të flasim gjatë kësaj jave me të dhe me doktorin dhe pastaj do të vendosim. Nuk jemi të interesuar që të rrezikojmë. Maliqi është një punëtorë i madhe dhe vetëm ai ka mundur të rikuperoj kaq shpejt lëndimin. Unë si trajner do të isha shumë i kënaqur nëse ai do të jetë i gatshëm kundër 89-shit, pasi bëhet fjalë për një lojtarë shumë të rëndësishme për ekipin”, i shpreh Sejdiu.

Sejdiu nënvizoi se ai dhe lojtarët mezi po presin që ta shohin Behar Maliqin në fushë.

Feronikeli renditet në pozitën e parë me 21 pikë, një më shumë se Gjilani që është i dyti dhe dy më shumë se Trepça ’89 që zë vendin e tretë.

Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ’89, pritet të luhet të shtunën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas prej orës 13:30.