Please enter at least 3 characters.

Befason Michelle Obama, tani edhe këngëtare (Video)

2016/01/obama.png

Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama, ka befasuar të gjithë me nismën e saj të re.

Pavarësisht se njihet për stilin e veçantë dhe daljen nga protokolli për postin që mban, këtë herë duket se i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.

Si një repiste e vërtetë, Zonja e Parë, së fundi është bërë pjesë e një videoklipi së bashku me humoristin amerikan Jay Pharoah.

“Go to College” titullohet kënga, e cila, në thelb, ironizon të gjithë adoleshentët dhe të rinjtë amerikanë, si dhe mënyrën e tyre të jetesës.

Video është pjesë e fushatës që promovon edukimin e adoleshentëve pas përfundimit të shkollës së mesme.