Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha pas "Grammy Awards": Vetë nominimet janë fitore për mua

2019/02/bebe-rexha.jpg
208:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 10: Bebe Rexha attends the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images for The Recording Academy)
32:"Getty Images for The Recording A

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve më prestigjioze muzikore "Grammy Awards".

Dua Lipa ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime në këtë ngjarje madhore muzikore.

Ajo në njërën prej kategorive ka qenë më e mirë edhe se Bebe Rexha, ky dy shqiptaret ishin të nominuara në kategorinë "Artisti i ri më i mirë".

Megjithëse Rexha nuk ka triumfuar në kategorinë ku fitoi Dua, ajo ka falënderuar gjithë akademinë.

"Faleminderit shumë Rcording Academy për mbrëmjen më të pabesueshme dhe nderin që më nominuat në dy kategori me artistë të tillë të talentuar dhe të respektuar. Unë po bëj ndejë 'të fitores ose të humbjes' sonte - sepse për mua, fitorja është në nominimi", ka shkruar me këtë rast 28-vjeçarja.

Kujtojmë se biondina ka qenë e nominuar edhe në "Best Country Duo/Group Performance", ku fituan Dan and Shay me këngën "Tequilla".

Ndryshe, Lipa ka triumfuar edhe në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike” në saje të hitit të suksesshëm “Electricity”. /Telegrafi/