Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha guxon me ndryshimin e ri, bëhet me flokë ngjyrë rozë

2019/05/ksss-e1556894568215.jpg

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha njoftoi fansat e saj gjatë ditës së enjte se kishte pësuar një aksident të vogël trafiku.

Ajo tha se shpëtoi mirë dhe se nuk ishte diçka e madhe, por që në një çast e kishte bërë të mendojë më shumë për jetën.

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Bebe Rexha u tregoi fansave ndryshimin e ri drastik në pamje që ka bërë, i cili njëherësh është mjaft i guximshëm.

Ajo i ka lyer flokët e saj në ngjyrë rozë, duke marrë kështu një pamje krejt ndryshe nga ajo e zakonshmja.

Këngëtarja është dukur bukur dhe atraktive me këtë ndryshim, i cili gjithashtu është komplimentuar edhe nga fansat e saj.

Përndryshe, ditë më parë Bebe Rexha është nderuar me çmimin "Kënga më e mirë e zhanrit country" në Billboard Music Awards 2019. /Telegrafi/