Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha: Asgjë në jetë nuk është 'bëje ose vdis', por është gjithmonë budallallëk të mos e provosh

2020/03/GettyImages-1201595012.jpg
203:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 23: Bebe Rexha attends the Spotify Best New Artist 2020 Party at The Lot Studios on January 23, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by David Livingston/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, kohëve të fundit ka qenë shumë më pak aktive në rrjetet sociale.

Ajo ka treguar se kjo mungesë e saj vjen si pasojë problemeve me shëndetin mental – gjë për të cilën artistja shqiptare foli hapur së fundmi në një intervistë për Revistën “SELF”.

Sido që të jetë, Bebe Rexha është duke punuar gjithashtu rreth albumit të ri, teksa ka thënë se ka gati këngë të reja, por ende nuk ka vendosur se cilën prej tyre ta lansojë.

Së fundmi, ajo bëri një status domethënës në rrjetin social Twitter, për të cilin fansat dyshojnë se mund të jetë një nga vargjet e këngës së saj të re.

“Asgjë nuk është 'bëje ose vdis', por është budallallëk të mos e provosh”, shkroi 30-vjeçarja në Twitter.

Sipas artistes Rexha, po e provove diçka mund të dështosh, teksa po nuk e provove je gjithsesi i dështuar.

Kjo mesa duket është vetëm një nga thëniet që e drejtojnë dhe motivojnë atë në rrugën drejt suksesit. /Telegrafi/