Please enter at least 3 characters.

BE mund të dërgojë një milion predha në Ukrainë

2023/03/lcimg-29879294-1a79-4b16-8181-2615a5569451.jpeg

Bashkimi Evropian mund të dërgojë një milion predha artilerie në Ukrainë.

Këshilli Evropian do të mirëpresë planin në një samit të javës së ardhshme të BE-së, sipas një drafti të konkluzioneve të parë nga e përditshmja gjermane Handelsblatt.

Dokumenti u bën thirrje vendeve që të sigurojnë menjëherë municion, duke përfshirë prokurimin e përbashkët.

Formulimi i tij mund të ndryshojë ende përpara se samiti të fillojë të enjten, raporton skynews.

Theksojmë se shteti polak ka paralajmëruar se do ta furnizojë me aeroplanë luftarakë forcat e armatosura ukrainase.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/