Please enter at least 3 characters.

BDI kundër aktakuzës për Lotarinë: Dy vite hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

BDI
BDI
BDI

BDI ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj 8 personave për keqpërdorim të pozitës dhe autoirzimit zyrtar në Lotarinë Shtetërore.

Nga BDI e cilësojnë si një aktakuzë absurde politike. Partia pyet, mbi cilat prova dhe argumente konkrete është ngritur aktakuza pas dy vitesh hetim.


Ata theksojnë se e respektojnë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, por kërkojnë drejtësi të barabartë dhe jo selektive, duke kundërshtuar siç thonë përdorimin e vendimeve kolektive për përgjegjësi individuale dhe përndjekje penale. Nga BDI kërkojnë mbikëqyrje ndërkombëtare të hapur dhe transparente të këtij rasti.

“Nuk kërkojmë privilegj për askënd, por vetëm zbatim të barabartë të ligjit, proces të drejtë dhe drejtësi të pandikuar nga politika. Asnjë dëshmi, asnjë provë dhe asnjë fakt nuk e bën të bazuar këtë akuzë.”