Please enter at least 3 characters.

BBM bën 85 milionë përdorues aktiv

2016/01/bbm-b-euml-n-85-milion-euml-p-euml-rdorues-aktiv_hd.jpg

BlackBerry ka njoftuar se BBM tani ka 113 milionë përdorues, dhe se 85 milionë prej tyre janë përdorues mujor aktiv në baza mujore.

Siç edhe pritej, baza e përdoruesve të BBM është rritur që nga koha e lansimit në platformat mobile rivale si iOS dhe Android.

Drejtori i BlackBerry, John Chen ka paralajmëruar edhe planet e kompanisë për moentizimin e aplikacionit BBM, edhe pse nuk ka dhënë asnjë detaj se si kanë menduar ta realizojnë këtë plan.

Për më shumë, Chen ka thënë se në tremujorin e dytë të vitit pritet lansimi i aplikacionit të BBM edhe në Windows Phone. / Telegrafi /