Please enter at least 3 characters.

Bayerni vazhdon dominimin në Bundesliga (Video)

2017/03/bayern-3.jpg

Bayern Munich ka shënuar edhe fitoren e radhës në kampionatin gjerman duke mposhtur Eintracht Frankfurtin me rezultat 3-0 dhe duke rritur epërsinë ndaj ndjekësve.  

Bavarezët kanë shtrirë diktatin e tyre edhe në ndeshjen e javës së 24 të Bundesligës pas fitores së lehtë përball Frankfurtit, ku i dominuan dy pjesët e ndeshjes.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 38 të ndeshjes, ku sulmuesi kryesor i skuadrës, Robert Lewandowski shënon në portën e zbrazët dhe kalon Bayernin në epërsi pas asistimit milimetrik të Thomas Muller.

Vetëm tre minuta më vonë bavarezët shënuan përsëri dhe dyfishuan epërsinë me anë të Douglas Costas, i cili shënoi pas asistimit të David Alaba dhe skuadrat shkuan në epërsi me rezultat 2-0.

Në pjesën e dytë, skuadra e Carlo Ancelottit shënoi edhe një gol të hershëm me anë të Lewandowskit, i cili shënoi në minutën e 55 pas asistimit të Arjen Robben.

Pastaj, deri në fund të ndeshjes Bayerni arriti të menaxhoj për mrekulli epërsinë dhe në fund fituan me rezultat përfundimtar 3-0.

Pas kësaj fitore, bavarezët e shohin vetën në vendin e parë me 59 pikë apo dhjetë më shumë se vendi i dytë, ndërsa Frankfurti e sheh vetën në vendin e gjashtë me 35 pikë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5ej9qh_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5ejbcm_douglas-costa-goal-bayern-munich-vs-eintracht-frankfurt-2-0-11-03-2017_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5ejdnz_3-0-lewandowski-r-goal-hd-bayern-munich-3-0-eintracht-frankfurt-11-03-2017_sport