Please enter at least 3 characters.

Bayerni kërkon shërbimet e Joao Cancelos

2019/12/GettyImages-1178397726.jpg
321:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 01: Joao Cancelo of Manchester City escapes the challenge of Marin Leova of GNK Dinamo Zagreb during the UEFA Champions League group C match between Manchester City and Dinamo Zagreb at Etihad Stadium on October 01, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Joao Cancelo nuk ka arritur të ambientohet me futbollin anglez dhe mund të largohet vetëm pas gjashtë muajsh të kaluara në Angli.

Mbrojtësi i djathtë portugez iu bashkua Manchester Cityt nga Juventusi, por pa arritur të bëjë vend në formacionin bazë të Cityt.

Kësisoj Cancelo ka kërkuar largimin nga klubi në janar pasi synon që të luaj sa më shumë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian me Kombëtaren e Portugalisë.

Joao Cancelo. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Bayern Munich është futur së fundmi në garë për lojtarin dhe ka kërkuar informacion nga City për të.

Bild ka raportuar se bavarezët e vlerësojnë lart yllin portugez dhe janë në gjendje të bëjnë një ofertë deri në 40 milionë euro për të.

Gjithsesi për Cancelon interesim ka shfaqur edhe ish-skuadra e tij Valencia si dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/