Please enter at least 3 characters.

Bayerni e njofton Manchester Unitedin për çmimin e Marcel Sabitzer

2023/05/Marcel-Sabitzer.jpeg
326:"LONDON, ENGLAND - APRIL 23: Marcel Sabitzer of Manchester United celebrates his sides victory after the penalty shoot-out during the Emirates FA Cup Semi Final match between Brighton & Hove Albion and Manchester United at Wembley Stadium on April 23, 2023 in London, England. (Photo by Craig Mercer/MB Media/Getty Images)
12:"Getty Images

Marcel Sabitzer ka bërë shumë mirë që nga huazimi te Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori austriak iu bashkua Djajve të Kuq në afatin kalimtar të janarit pasi nuk kishte hapësira te Bayern Munich dhe ka qenë ndër lojtarët kryesorë të United në repartin e mesfushës.

Por rikthimi i tij në Munich duket se do të ndodh shkurtimisht, pasi Sabitzer nuk dëshiron të mbetet pjesë e Bayernit për pjesën tjetër të kontratës.

29-vjeçari ka bërë të qartë dëshirën e tij të qëndroj në Old Traford dhe tanimë dy klubet janë duke biseduar për të gjetur një marrëveshje.

Bayern Munich e ka njoftuar gjigantin anglez se për ta blerë përfundimisht Sabitzerin duhet të shpenzojë 25 milionë euro.

Për United kjo duket një shumë e lartë dhe synon që çmimin e austriakut ta ulë nën 20 milionë euro.

Sabitzer këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/