Please enter at least 3 characters.

Bayerni dhe PSG synojnë transferimin e Salah

2019/11/GettyImages-1183795969.jpg
298:"LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 27: Mohamed Salah of Liverpool (11) celebrates as he scores his team's second goal from a penalty during the Premier League match between Liverpool FC and Tottenham Hotspur at Anfield on October 27, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli mund të përballet me oferta të mëdha për yllin e tyre kryesor Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian është bërë objektiv i dy gjigantëve të mëdhenj evropian, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain.

Kampionët e Francës mund të mbesin pa dy yjet e tyre Kylian Mbappe e Neymar dhe e shohin Salahun si zëvendësuesin adekuat.

Ndërkohë Bayerni prej kohësh është duke kërkuar një sulmues anësor dhe do të tentojnë transferimin e egjiptianit.

Mohamed Salah. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Don Balon ka raportuar se ky operacion për dy skuadrat e mëdha do të jetë shumë i vështirë, pasi The Reds e vlerësojnë shumë egjiptianin.

Gjithsesi si Bayern ashtu edhe PSG nuk do të nisin oferta pa kaluar shumën e 200 milionë eurove.

Kujtojmë që Salah iu bashkua Liverpoolit dy vite më parë nga Roma për një shumë prej 45 milionë eurove. /Telegrafi/