Bayern Munich ngritë trofeun lartë, titulli i 30-të për bavarezët
27/06/2020
Bayern Munich e kishte siguruar më parë titullin e kampionit, por vetëm pas ndeshjes së sotme ndaj Wolfsburgut ku fitoi 4-0, ngriti lartë trofeun.
Pa ceremoni dhe pa tifozë Bayern Munich e ka ngritur lartë trofeun që është i 30-ti për ta në histori dhe i teti me radhë.
Bayern Munich këtë sezon ka pasur ngritje- rënie, pasi sezonin e ka nisur me trajneri Niko Kovac, i cili ishte shkarkuar pothuajse në fillim.
Drejtimin e mori Hansi Flick i cili me mjeshtëri e drejtoi klubin drejt titullit.
Robert Lewandowksi ishte lojtari kryesor me 34 gola te Bayern Munich.
Bavarezër janë në garë edhe në Ligën e Kampionëve, ku pothuajse kanë siguruar kalimin në çerekfinale. /Telegrafi/


