Please enter at least 3 characters.

Bayern Munich në bisedime të avancuara me PSG-në për transferimin e Xavi Simons

2024/06/Xavi-Simons-2.jpg
626:"Xavi Simons (Rb Leipzig) jubelt nach dem Treffer zum 1:0 waehrend des Spiels der 1. Bundesliga - 22. Spieltag zwischen RB Leipzig vs Borussia Mönchengladbach, Red Bull Arena am 17. February 2024 in Leipzig, Deutschland. (Foto von Ulrik Pedersen/DeFodi Images) Xavi Simons (Rb Leipzig) celebrates the teams first goal during the 1. Bundesliga - 22. Spieltag match between RB Leipzig vs Borussia Mönchengladbach at Red Bull Arena on February 17, 2024 in Leipzig, Germany. (Photo by Ulrik Pedersen/DeFodi Images) DFB / DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO. - Photo by Icon Sport
26:"DeFodi Images / Icon Sport

Xavi Simons pritet të mbetet në Bundesliga, por jo te RB Leipzig.

Mesfushori holandez ishte i huazuar te Leipzig nga Paris Saint Germain dhe ka lënë gjurmë me paraqitjet e tij në elitën e futbollit gjerman.

21-vjeçari në 43 ndeshje zyrtare ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në 15 të tjerë duke zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

Gazetari gjerman Florian Plettenberg nga Sky Sports ka raportuar se tanimë Bayern Munich dhe PSG janë në bisedime të avancuara për Simons.

Bavarezët po kërkojnë huazimin e holandezit për një sezon me detyrim blerje në qershor të viti 2025 për një shumë rreth 70 milionë euro.

Rekordmenët gjermanë tanimë janë skuadra favorite për t'i siguruar shërbimet e Xavi Simons i cili ka filluar shkëlqimin edhe me Holandën në Euro 2024.

Kjo është një goditje për Barcelonën që filluan të ëndërronin ta rikthenin në Camp Nou lojtarin që dikur e kishin në Akademinë 'La Masia'. /Telegrafi/