Please enter at least 3 characters.

Bayern Munich do të bëjë ofertë për Wengerin

2019/11/wenger.jpg

Klubi i madh gjerman, Bayern Munichu është vendosur të bëjë një ofertë kontrate për trajnerin francez, Arsene Wenger.

Bavarezët kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin kroat, Niko Kovac, shkaku i rezultateve të dobëta dhe Wenger shihet si pasuesi i tij më i mundshëm.

Sipas mediumit britanik The Sun, Wenger raportohet se do t'i ofrohet puna e trajnerit të Bayerni për pjesën e mbetur të sezonit.

70-vjeçari kuptohet se është i hapur për të marrë vendin e punës, pasi ka dalë jashtë menaxhimit të klubeve që kur la Topçinjtë në vitin 2018.

Arsene Wenger (Foto: Getty Images/Guliver)

Wenger është i vendosur për diskutime me kryetarin e Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, me gjigantët gjermanë të gatshëm t'i ofrojnë atij një marrëveshje afatshkurtër.

Ai gjithashtu do të kishte mundësinë të kërkojë për një pozicion të përhershëm, me Bayernin e vendosur të vendosë nëse do t'i ofrojë Wengerit një kontratë më të gjatë, gjatë verës, ose të vendos për një trajner të ri. /Telegrafi/