Please enter at least 3 characters.

Bayer Leverkusen kërkon 100 milionë euro për Havertzin

2020/05/kai-havertz-bayer-leverkusen-2019_cyt6bgfr5i4w1aw4rpmg7t17p.jpg

Bayer Leverkusen nuk do të lejojë që Kai Havertz të largohet për më pak se 100 milionë euro.

Sipas Calciomercato klubi gjerman do të pajtohet me largimin e yllit kryesor të ekipit vetëm nëse në dyert e klubit vije një ofertë e tillë.

Gjermani kërkohet nga Juventusi dhe Barcelona, ndërsa klubi nga Bundesliga nuk pranon ta ul çmimin e kërkuar me gjithë pandemisë coronavirusit.

Me rikthimin e Bundeligës është rikthyer edhe Kai Havertz që shënoi dy herë në fitoren ndaj Werder Bremen.

I riu mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit dhe shihet si njëri prej lojtarëve me të ardhme të madhe. /Telegrafi/