Please enter at least 3 characters.

Batistuta: Roma mund ta eliminojë Barçën

2018/03/Gabriel-Batistuta-Roma.jpg
235:"5 Dec 2001: Gabriel Batistuta of AS Roma in action during the UEFA Champions League Group B match against Liverpool played at the Stadio Olimpico, in Rome, Italy. The match ended in a 0-0 draw. Mandatory Credit: Stu Forster /Allsport
12:"Getty Images

Gabriel Batistuta do të jetë në Olimpico për të parë ndeshjen mes Romës dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Kjo është hera e parë që legjenda argjentinase do të jetë në stadiumin romak pas 15 vitesh dhe shpreson në një fitore të ish-skuadrës së tij.

"Rikthimi në Olimpico është shumë emocionues. Është hera e parë dhe jam kureshtar të shikoj se si ndihem", ka thënë Batigol për Gazzetta dello Sport.

(Foto: Getty Images)

"Roma? Ata gjithmonë kanë qenë në mesin e skuadrave të mëdha, por i ka munguar diçka".

"Skuadra po luan mirë nën Di Francescon dhe arsyeja e vetme që Roma nuk ka fituar tituj është Juve, ata i kanë të gjitha".

"Barcelona? Roma mund ta bëjë, ata mund të triumfojnë ndaj çdo skuadre në çerekfinale”, shtuar Batistota.

Sulmuesi i njohur argjentinas në të kaluarën ka luajtur edhe për Interin e Fiorentinën. /Telegrafi/