Please enter at least 3 characters.

Bastisje në Shkup dhe Manastir, ndalohen shtatë persona për posedim të lëndëve narkotike

mpb drogë
mpb drogë
mpb drogë

MPB Maqedoni njofton se mbrëmë (07/08.07.2026) në Shkup, në lokacione të ndryshme, oficerët e policisë nga SPV Shkup privuan nga liria G.A. (25), M.R. (23), A.F. (36), Lj.M. (18) dhe 25-vjeçarin S.S., të gjithë nga Shkupi, sepse tek ata u gjetën dhe u konfiskuan lëndë kafe, lëndë pluhuri, marihuanë dhe një mulli me mbetje marihuane.


“Më 07.07.2026 në orën 23:10, në lokacione të ndryshme në Manastir, oficerët e policisë nga SPV Manastir privuan nga liria F.F. (32) dhe M.I. (33), të dy nga Manastiri, sepse gjatë një kontrolli u gjet marihuanë”, thonë nga MPB.


Në fund theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë paraqitjet përkatëse.