Please enter at least 3 characters.

Bastisje në dy lokacione në Ferizaj, konfiskohet substancë narkotike si dhe para të gatshme - arrestohen dy persona

22:"Young man in handcuffs
24:"Getty Images/iStockphoto

Dy persona janë arrestuar pasi që gjatë një bastisje në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike dhe para të gatshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:40 në Talinoc i Muhaxherëve në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se janë konfiskuar 1 bimë e llojit kanabis sativa, 2 qese kokainë në peshë - 2.5 gr, 1 shishe metadon, 2 peshore digjitale, 1 fishekë, 3 mulli për bluarje të marihuanës, 3 qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26 fara të bimës kanabis dhe 395 euro.

“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 euro”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje. /Telegrafi/