Please enter at least 3 characters.

Bashkimi nikoqir i Pejës

2016/01/bashkimi-nikoqire-e-pej-euml-s_hd.jpg

Pasi tani janë vendosur katër skuadrat që do të marrin pjesë në ‘Play-Off’, do të luhen edhe ndeshjet e fundit të fazës së rregullt.

Ndeshja kryesore padyshim që do të zhvillohet në Prizren, ku Kosova e Re Bashkimi do të jetë nikoqire e Pejës në një takim që pritet të jetë i zjarrtë si nga ana e tifozëve ashtu edhe në parket pasi dy skuadrat janë cilësore dhe pritet basketboll i mirë.

Interesant pritet të jetë edhe në Therandë, pasi Golden Eagle Ylli do ta presë Trepçën të cilën e la jashtë katërshes së madhe.

Ndeshja tjetër që dot ë zhvillohet gjatë kësaj dite do të jetë ajo mes Vëllaznimit dhe Besës,

Ndërkohë ndeshja e fundit do të zhvillohet ditën e enjte në Ferizaj mes Kastriotit dhe Prishtinës. /Telegrafi/