Please enter at least 3 characters.

Bashkë me Trudeau e Johnson u kapën duke “u tallur” me presidentin Trump, Macron reagon për videon e publikuar

2019/12/191204035345-macron-trudeau-johnson-nato-4-super-tease.jpg

Emmanuel Macron, Boris Johnson dhe Justin Trudeau janë kapur nga kamerat duke u tallur me presidentin amerikan Donald Trump pas shpinës, gjë që thuhet se ndikoi edhe që Presidenti të linte më herët Samitin e NATO-s në Londër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pas publikimit të pamjeve, ka ardhur edhe reagimi i presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ai, duke folur për videon - që thuhej se ishte kapur nga kameramani i pavarur Andy Laurence dhe iu dorëzua transmetuesve - ka thënë se nuk do të duhej të kishte dalë në publik.

Sipas DailyMail, kryeministri francez tha: 'Unë nuk do të komentoj videot e vjedhura. Kjo video nuk është dashur të filmohet në atë dhomë'.

Marrëdhëniet midis Macron dhe Trump ishin tashmë të thepisura pasi presidenti francez e quajti NATO-n 'të vdekur nga truri' - komente që lideri amerikan i vlerësoi si 'shumë të këqija'.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve, presidenti amerikan, duke iu referuar kryeministrit kanadez ka thënë se ai një “dyfytyrësh”. /Telegrafi/