Please enter at least 3 characters.

Barzagli e krahason angazhimin eventual të Guardiolas me Ronaldon: Nuk besonin edhe kur erdhi CR7

2019/06/PepGuardiolaface.jpg
240:"LONDON, ENGLAND - MAY 18: Josep Guardiola, Manager of Manchester City looks on prior to the FA Cup Final match between Manchester City and Watford at Wembley Stadium on May 18, 2019 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Andrea Barzagli ka thënë se Maurizio Sarri akoma nuk është trajner i Juventusit dhe se drejtimin e skuadrës mund ta marrë Pep Guardiola.

Pas largimit të Massimiliano Allegrit, trajneri i Chelseat u bë favorit për të marrë drejtimin e kampionit italian, mirëpo ka të tjerë që thonë se trajneri i Manchester Cityt është akoma njëri nga opsionet.

"Njerëzit duket se po mendojnë se Sarri është punë e kryer, mirëpo vendimi nuk është marrë ende dhe akoma po përmenden shumë emra".

"Nuk e di cila është situata te Juve, por kam dëgjuar të flitet për Guardiolan dhe është mirë të ëndërrosh", ka thënë tashmë ish-lojtari Juves gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Catanzaro.

"Fundja, askush nuk besonte në vitin e kaluar kur erdhi Cristiano Ronaldo, mirëpo ëndrrat mund të bëhen realitet. Do ta shohim kur klubi ta bëjë njoftimin", ka shtuar Barzagli. /Telegrafi/