Please enter at least 3 characters.

Bartomeu konfirmon interesim për De Ligt

2019/02/Matthijs-de-Ligt-e1550333658295.jpg
288:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - FEBRUARY 13: Matthijs de Ligt of Ajax acknowledges the fans after the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Ajax and Real Madrid at Johan Cruyff Arena on February 13, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se interesimi i tyre për Matthijs de Ligt është real.

19-vjeçari i Ajaxit është kapiten i klubit holandez pasi ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira.

Ai tashmë është edhe startues i rregullt për Përfaqësuesen e Holandës duke tërhequr kështu interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane, një nga ato është edhe Barcelona dhe këtë e ka konfirmuar presidenti katalunas.

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

"E kemi ndjekur De Ligt për disa kohë. Është e vërtetë, ai është lojtar që ne e pëlqejmë, por Barça tashmë ka lojtarë të rëndësishëm në skuadër", ka thënë Bartomeu.

"Do t'i shikojmë më shumë gjërat në mars ose prill, për momentin nuk ka asgjë".

Barçës gjatë verës do t'i bashkohet Jean-Clair Todibo nga Toulouse, ndërsa Jeison Murillon e kanë huazuar tashmë nga Valencias.

Besohet se vlera e kartonit të De Lig është rreth 75 milionë euro. /Telegrafi/