Please enter at least 3 characters.

Bartomeu flet me admirim për Coutinhon

2017/07/coutinho-barca.jpg

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka pranuar admirimin e tyre për mesfushorin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Ylli brazilian, Coutinho ka qenë i lidhur me Barcelonën këtë verë, por edhe afatin kalimtar të verës  së kaluar.

Për këtë lidhje ka folur edhe Bartomeu, i cili nuk ka ngurruar të tregohet i sinqertë dhe të flas për admirimin e klubit katalunas për të.

“Ai është një lojtar i Liverpoolit dhe unë kam shumë respekt për Liverpoolin. Ai është një lojtar i madh, por nuk mund të themi asgjë. Duhet të jemi diskret”, ka thënë Bartomeu për Sport.

“Do të ketë më shumë lojtarë (që do vijnë), një në mes fushë është e sigurt”, përfundoi presidenti i Barcelonës.

Jurgen Klopp zhvilloi bisedime me Coutinhon në Hong Kong javën e kaluar, duke nënvizuar qëndrimin e Liverpoolit se braziliani nuk do të shitet për asnjë çmim këtë verë./Telegrafi/