Please enter at least 3 characters.

Barcelona ofron 100 milionë euro, Juventusi blindon Dybalan

2016/09/dybala-2.jpg

Zonja e Vjetër është duke  shikuar mundësinë që ta blindojë Paulo Dybalan pas ofertave të njëpasnjëshme nga Barcelona.

Sipas Calciomercatos, Dybala konsiderohet si xhevahir i Juventusit dhe simbol i tifozërisë dhe për këtë Beppe Marotta dhe Fabio Paratici, kanë përpiluar planin për të mos e lënë të largohet.

Dybala aktualisht paguhet 2.2 milionë euro, ndërsa me kontratë e re pritet që t’i shtohet edhe një vit.

Paga e tij do të jetë 4.5 milionë euro, e dyta më e madhe në Juventusi pas Gonzalo Higuainit.

Sipas Mundo Deportivo, të enjten Barca ka kërkuar informacione për ish sulmuesin e Palermos, dhe është gati të paguajë për të hiq më pak se 100 milionë euro. /Telegrafi/