Please enter at least 3 characters.

Barcelona-Man United ndeshja më e shikuar e 2009-tës

2016/01/f.0201123852770_m.jpg

Një raport nga ‘Initiative Futures Sports and Entertainment’ ka bërë të ditur se finalja e Ligës së Kampionëve ishte shikuar nga një audiencë prej 109 milionë njerëzish, krahasuar me ndeshjen kryesore të sportit amerikan, NFL Superbowl, e cila është shikuar nga 103 milionë.

Raporti bën të ditur se duke u bazuar në rritjen e audiencës në Azi, finalja e Ligës së Kampionëve pritet të jetë edhe më e popullarizuar në vitet e ardhshme.

Në finalen e vitit të kaluar Barcelona triumfoi ndaj Manchester United me rezultat 2-0 duke u shpallur kampion i ri evropian./Telegrafi/