Please enter at least 3 characters.

Barcelona interesohet për Tielemansin

2019/01/Youri-Tielemans-e1548689637802.jpg
240:"MONACO, MONACO - NOVEMBER 06: Youri Tielemans of Monaco during the Group A match of the UEFA Champions League between AS Monaco and Club Brugge at Stade Louis II on November 06, 2018 in Monaco, Monaco. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori belg i Monacos, Youri Tielemans ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Barcelonës.

Sipas mediumit Niewsblad, Barcelona është një nga klubet e interesuara në mesfushorin e Monacos dhe reprezentacionit të Belgjikës, Youri Tielemans.

Mediumi belg pohon se klubi Blaugrana është në garën për lojtarin e shumë kërkuar të Monacos, i cili pëlqehet nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

Përveç gjigantit katalunas, Tielemans është gjithashtu subjekt i interesit të skuadrës angleze Manchester United dhe asaj italiane Milan.

21-vjeçari është një nga lojtarët e pakët që po luan mirë në sezonin e vështirë që po e përjeton Monaco.

Tielemans pritet të largohet këtë afat nga Monaco (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, rikthimi i trajnerit Leonardo Jardim kund të sinjalizojë largimin e mesfushorit belg, i cili nuk luante më parë në urdhrat e tij.

Trajneri portugez thuhet se ka aprovuar largimin e ish-mesfushorit të Anderlechtit në fillim të këtij sezoni, por ardhja e Thierry Henry thuhet se ka ndryshuar situatën.

Tani Jardim është përsëri në pozicion të nxehtë dhe Tielemans është në dispozicion për shitje, pavarësisht  pesë golave të shënuara në 20 paraqitje në Ligue 1 me Monacon. /Telegrafi/