Please enter at least 3 characters.

Barcelona interesohet për Pogban

2018/06/Pogba-France.jpg
131:" during the 2018 FIFA World Cup Russia group C match between France and Australia at Kazan Arena on June 16, 2018 in Kazan, Russia.
15:"Shaun Botterill

Paul Pogba ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Barcelona.  

Blaugranët kanë fituar titullin në La Liga dhe trofeun e Copa del Rey në sezonin e tyre të fundit.

Por, dështimi nga Roma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ka bërë drejtuesit të mendojnë për përforcimin e mëtutjeshëm të skuadrës.

Drejtuesit e Barcelonës duan transferime të reja për sezonin e ri, kërkesë kjo edhe e trajnerit Erenste Valverde.

Paul Pogba (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, trajneri Valverde dëshiron yllin francez, Pogba, në Camp Nou, si përforcim për mesfushën.

Valverde shpreson ta transferojë mesfushorin kreativ si zëvendësim për Andres Iniestan, i cili kaloi në Vissel Kobe në Japoni.

Megjithatë, transferimi i Pogbas është i komplikuar nga çmimi i kërkuar i Manchester United, i cili ka të ngjarë të jetë së paku 120 milionë euro, kaq sa kanë paguar te Juventusi për Pogba dy vjet më parë.

Nëse Pogba është i paarritshëm, Miralem Pjanic nga Juventusi dhe Christian Eriksen i Tottenhamit janë alternativa të mundshme. /Telegrafi/