Please enter at least 3 characters.

Barcelona humb në shtëpi nga Villarreali, fitojnë Real Madridi dhe Atletico Madridi

Java e para-fundit, ajo e 37-tënë La Liga, ka sjelldisarezultateinteresante, me Barcelonënqë u shpallkampionjavë mëparë, por sot dështoitë fitojë nështëpi.

La Liga solli surpriza, me Barcelonën që pësoi humbje para tifozëve të vet, ndërsa dy skuadrat madrilene siguruan fitore bindëse.

Barcelona u mposht nga Villarreali me rezultat 3-2, në një ndeshje dramatike ku mysafirët dolën me tri pikë të plota.

Ayoze Perez i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e katërt, por Lamine Yamal i barazoi shifrat në minutën e 38-të.

Në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, Fermin Lopez, e kaloi në epërsi Barçën. Villarreali e barazoi rezultatin në minutën e 51-të fal golit që e realizoi Santi Comesana.Tajon Buchanan e shënoi golin e fitores për 3:2 në minutën e 80-të.

Real Madridi, triumfoi me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Sevillës, duke u kthyer te fitorja.

Mbappe shënoi golin e parë në minutën e 75-të, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 87-të, Jude Bellingham.

Ndërkohë, Atletico Madridi shfaqi formë të shkëlqyer në ndeshjen ndaj Real Betisit, duke fituar me rezultat të thellë 4-1 dhe duke konfirmuar vendin e tretë në klasifikim.

Julian Alvarez realizoi dy gola e një asistim. Shënoi në minutën e 10-të për 1:0, ndërsa Robin Le Normand e dyfishoi rezultatin. Pablo Fornals shënoi për mysafirët në minutën e 67-të.

Alvarez më pas shënoi për 3:1 në minutën e 75-të, kurse Angel Correa e vendosi rezultatin përfundimtar me gol të minutës së 96-të.

Në ndeshjet tjera, Leganesi fitoi me rezultat minimal në udhëtim, duke mposhtur Las Palmasin (1-0), ndërsa Getafe tregoi efikasitet në sulm dhe mori një fitore të rëndësishme në fushën e Mallorcës me rezultat 2-1.

Osasuna dominoi ndaj Espanyolit me dy gola pa përgjigje dhe arkëtoi fitore të merituar në shtëpi, ndërsa në një nga ndeshjet më dramatike të javës u zhvillua në San Sebastian, ku Sociedad mposhti Gironën me rezultat të ngushtë 3:2.

Athletic Bilbao tregoi superioritet ndaj Valencias dhe me dy gola të bukur arriti një fitore të pastër, duke konfirmuar pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve..

Alavesi fitoi me rezultat minimal në udhëtim (1-0) ndaj Real Valladolid. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore