Please enter at least 3 characters.

Barcelona e mbyll sezonin në La Liga me goleadë ndaj Alavesit

2020/07/Barcelona-vs-Alaves.jpg
510:"VITORIA-GASTEIZ, SPAIN - JULY 19: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates with teammates after scoring his sides second goal during the Liga match between Deportivo Alaves and FC Barcelona at Estadio de Mendizorroza on July 19, 2020 in Vitoria-Gasteiz, Spain. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona e ka mbyllur sezonin 2019/20 në La Liga me fitore të thellë në udhëtim te Deportivo Alaves me rezultat 5-0.

Ekipi i Quique Setien ka fituar pa vështirësi ndeshjen e fundit të sezonit apo të javës së 38-të në La Liga dhe e ka mbyllur sezonin në vendin e dytë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe tri gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 24 minutave lojë dhe ishte Ansu Fati, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Lionel Messi, ndërsa argjentinas arriti të gjej golin në minutën e 34-të për 0-2.

Momenti i golit të parë nga Messi (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej në skenë doli Luis Suarez, i cili në minutën e 44-të shënoi për 0-3 pas asistimit të Jordi Alba.

Në pjesën e dytë përsëri ishte gjiganti katalunas që luajti më mirë, krijoi më shumë dhe shënoi edhe dy gola tjerë.

Nelson Semedo (57’) shënoi për epërsinë 0-4, ndërsa Messi (75’) shënoi golin e dytë personal dhe të 0-5 pas asistimit të Albas.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur të gjejnë golin dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-5.

Pas kësaj fitore, Barcelona e mbyll sezonin në vendin e dytë me 82 pikë, ndërsa Alavesi i 16-ti me 39 pikë, duke siguruar së paku edhe një sezon në La Liga. /Telegrafi/

https://twitter.com/fcb_akshay/status/1284873894130864128

https://twitter.com/Newells_en/status/1284883778847023107

https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1284877310286540800

https://twitter.com/vickyfcb_/status/1284885846324391938

https://twitter.com/austin63867/status/1284889713543970816