Barcelona e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Manchester United
23/02/2023
Barcelona ka shkuar në pushim me epërsi prej 1-0 ndaj Manchester United në kuadër të ndeshjes play-off të Ligës së Evropës.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Camp Nou ishte mbyllur në barazim 2-2.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Bruno Fernandes që në minutën e tretë, por goditja e tij nga afër u ndal nga Marc-Andre ter Stegen.
Në minutën e 16-të, Fernandes pengoi në zonë njërin nga lojtarët e Barcelonës, ku gjyqtari akordoi penallti.
Nga pika e bardhë gjuajti Robert Lewandowski, i cili shënoi për 1-0.
Edhe pse ritmi ishte i lartë, nuk kishte më gola të tjerë në pjesën e parë.
Me këtë rezultat tutje do të kalonte Barcelona, pasi rezultati i përgjithshëm është 3-2 në të mirë të katalunsave. /Telegrafi/


