Please enter at least 3 characters.

Barcelona e liron Dembelen vetëm nëse paguhet klauzola e tij

2019/06/GettyImages-1142433766.jpg
274:"HUESCA, SPAIN - APRIL 13: Ousmane Dembele of FC Barcelona duels for the ball with Jorge Pulido of SD Huesca during the La Liga match between SD Huesca and FC Barcelona at Estadio El Alcoraz on April 13, 2019 in Huesca, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Ousmane Dembele është përfolur se mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Por një gjë e tillë duket shumë e vështirë, pasi kataluansit besojnë shumë në talentin francez.

Liverpool, Arsenal, PSG dhe Bayern Munich janë katër skuadrat e mëdha evropiane që janë interesuar për shërbimet e sulmuesit anësorë.

Por duket se Barcelona nuk e ka ndërmend ta lë të largohet për pak para.

Ousmane Dembele. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Mundo Deportivo ka raportuar se katalunasit janë të gatshëm të lënë të lirë yllin e tyre vetëm nëse paguhet klauzola e tij.

Dembele iu bashkua Barcelonës nga Borussia Dortmundi në verën e vitit 2017 për 105 milionë euro por me disa bonuse ky transferim do të shkoj deri në 145 milionë.

Megjithatë Barcelona i ka bërë me dije skuadrave të interesuar se për ta lënë të lirë lojtarin duhet të paguhet klauzola e tij prej 400 milionë eurove. /Telegrafi/