Please enter at least 3 characters.

Barcelona dhe Messi afër marrëveshjes së re

2020/06/Messi-vs-Mallorca.jpg
262:"MALLORCA, SPAIN - JUNE 13: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates after scoring his sides fourth goal during the La Liga match between RCD Mallorca and FC Barcelona at Estadio de Son Moix on June 13, 2020 in Mallorca, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona pritet që së shpejti të njoftojë arritjen e një marrëveshje të re të kontratës me yllin e skuadrës, Lionel Messi.

Messi është lojtari më i madh në historinë e klubit nga Camp Nou dhe drejtuesit janë të interesuar ta blindojnë sulmuesin deri në pensionim.

Bisedimet për kontratën e re kanë zgjatur për një kohë të gjatë, por si duket kësaj gare po i vjen fundi.

Të dy palët kanë biseduar për disa javë në lidhje me zgjatjen e marrëveshjes aktuale të Messit, e cila do të skadojë në vitin 2021.

Sipas mediumit lokal Katalunya Radio, negociatat tani janë “më afër se kurrë” për të arritur një marrëveshje.

Marrëveshja do të shohë që kontrata e Messit të zgjatet deri në vitin 2022, me opsionin edhe për dy vjet të tjera.

Kjo marrëveshje pritet të përfshijë një klauzolë, e cila e lejon Messin të largohet nga Barça në fund të çdo sezoni. /Telegrafi/