Barcelona 2-0 Almeria, notat e lojtarëve
05/11/2022
Barcelona ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Almerias në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në La Liga, ndeshja e cila ishte e fundit për Gerard Piquen në Camp Nou.
Ekipi i Xavit ka marrë edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke treguar formë të lartë në La Liga.
Golat në këtë fitore të katalunasve u shënuan Ousmane Dembele (48’) dhe Frenkie de Jong (62’).
Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte portieri i mysafirëve, Fernando Martinez, i cili u notua me 8.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin Houboulang Mendes që u vlerësua me notë 5.9.
Te Barcelona më i vlerësuar ishte Jordi Alba me notë 8.5.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/


