Please enter at least 3 characters.

Banorët e Kpuzit kërkojnë ndërhyrje për rrjedhjen e ujërave të zeza nga kanalizimi

Banorët e fshatit Kpuz në Komunën e Klinës kanë shprehur shqetësim për rrjedhjen e ujërave të zeza nga rrjeti i kanalizimit, duke thënë se problemi po ndikon në ambientin përreth dhe po shkakton erë të rëndë.

Sipas tyre, gjendja e krijuar po paraqet shqetësim për banorët e zonës, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për sanimin e problemit.

Banorët i kanë bërë thirrje Komunës së Klinës dhe autoriteteve përkatëse që të ndërmarrin masa sa më shpejt, me qëllim të eliminimit të rrjedhjeve dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në këtë fshat.

Ata vlerësojnë se zgjidhja e këtij problemi është e domosdoshme për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik të komunitetit. /Telegrafi/