Please enter at least 3 characters.

Bankinat e La Ligas: Vetëm gjashtë trajnerë të sigurt, pjesa tjetër në rrezik largimi

Ndryshime të mëdha priten në stolet e skuadrave të La Ligës për sezonin e ardhshëm.

Nga 20 trajnerët aktualë të elitës spanjolle, vetëm gjashtë e kanë të garantuar vazhdimësinë: Hansi Flick te Barcelona, Diego Simeone te Atletico Madrid, Claudio Giraldez te Celta, Manuel Pellegrini te Betis, Pellegrino Matarazzo te Real Sociedad dhe Quique Sánchez Flores te Alaves.

Pjesa tjetër e klubeve ose do të ndryshojnë trajner, ose ende nuk kanë marrë vendim final, sidomos ekipet që po luftojnë për mbijetesë.

Një nga largimet më të bujshme do të jetë ai i Ernesto Valverde nga Athletic Bilbao pas mbi 500 ndeshjesh në krye të klubit bask.

Zëvendësuesi i tij është konfirmuar: gjermani Edin Terzic.

Ndërkohë edhe Marcelino pritet të largohet nga Villarreal, pavarësisht rezultateve të mira në sezonet e fundit.

Në Madrid, Jose Mourinho përmendet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Real Madridit sezonin e ardhshëm.

Barcelona ka arritur marrëveshje me Hansi Flick për rinovim deri në vitin 2028, ndërsa Diego Simeone do të vazhdojë të udhëheqë Atletico Madridin edhe për një tjetër sezon, duke hyrë në vitin e 16-të radhazi në klub.

Te Betis, rikthimi në Ligën e Kampionëve ka forcuar pozitat e Manuel Pellegrinit, i cili pritet të vazhdojë projektin në Sevilla.

Nga ana tjetër, trajnerë si Michel te Girona dhe Manolo Gonzalez te Espanyol pritet të largohen edhe nëse ekipet e tyre sigurojnë mbijetesën.

Në klubet tjera situata mbetet e hapur. E ardhmja e trajnerëve si Luis Castro te Levante, Demichelis te Mallorca apo Alessio Lisci te Osasuna do të varet shumë nga rezultatet në javët e fundit të sezonit.

Ndërkohë, Villarreal ka vendosur që pas largimit të Marcelinos, skuadrën ta drejtojë Inigo Perez, i cili do të zyrtarizohet pas finales të Ligës së Konferencës me Rayo Vallecanon. /Telegrafi/