Please enter at least 3 characters.

Banega i ofrohet Juves

2017/01/EverBanega.jpg

Përfaqësuesit e Ever Banegas ia kanë ofruar argjentinasin Juventusit, mirëpo duket se nuk do të ndodhë largimi i tij nga Interi.

Nerazzurrët e transferuan mesfushorin nga Sevilla, mirëpo ai ka dështuar të shfaqë formën e tij me fanellën zikaltër.

Kjo ka bërë që klube të ndryshme të interesohen për shërbimet e tij, sidomos pasanikët kinezë.

Ndërsa tani, calciomercato.com raporton se përfaqësuesit e lojtarit ia kanë ofruar 28-vjeçarin Juventusit.

Mirëpo, përgjigja e Bianconerëve nuk ishte inkurajuese, pasi ata tashmë e kanë transferuar Tomas Rinconin dhe drejtori gjeneral, Giuseppe Marotta, ka thënë se tash fokusi është te afati veror. /Telegrafi/