Balotelli rikthen në skenë ‘Dorën e Zotit’ (Video)
09/04/2016
Të rrallë janë ata futbolldashës që nuk kanë dëgjuar për ‘Dorën e Zotit’ nga Diego Maradona në çerekfinalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Anglisë.
Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli, e ka kthyer në skenë këtë gjë në ndeshjen kundër Juventusit.
Por, për dallim nga rasti i Maradonas, sulmuesit italian nuk iu pranua goli dhe u ndëshkua me karton të verdhë. /Telegrafi/


