Please enter at least 3 characters.

Ballkani mbetet pa trajner, Pollozhani jep dorëheqje

2024/10/Artim-Pollozhani.jpg

Ballkani ka mbetur pa trajner pas eliminimit nga Kupa e Kosovës.

Kampioni në fuqi pësoi humbje nga Rilindja pas ekzekutimit të penalltive dhe u ekiminua në rrethin e 1/8 së finales.

Humbja nga Rilindja ka bërë që trajneri Artim Pollozhani të jep dorëheqje.

Ballkani e ka pranuar dorëheqjen e tij, duke i uruar suksese në të ardhmen.

Njoftimi i plotë nga Ballkani:Tifozë të dashur, Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme. Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës. /Telegrafi/