Ballkani 0-1 Slavia Pragë, gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute
Ballkani ka pësuar humbje ndaj Slavia Pragës me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së pestë të fazës të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
27/10/2022 23:00-Mbyllet ndeshja
27/10/2022 22:50
90'+ Kuc në pozitë të mirë, por gjuajtja e tij pritet sërish nga Kolar.
27/10/2022 22:49
90' Berisha gjuan shumë bukur, por goditja e tij pritet nga Kolar.
27/10/2022 22:39
80' Kanë mbetur edhe dhjetë minuta drejt fundit të ndeshjes. Ballkani po e kërkon barazimin.
27/10/2022 22:34-Zhbllokohet ndeshja, shënon Slavia
75' Një harkim në zonë gjeti Ondrej Lingr i cili me kokë shënoi për 1-0 në të mirë Slavias.
27/10/2022 22:30
71’ Ballkani me fat, top kalon të gjithë kornizën e portës, por për fat nuk devijohet nga askush.
27/10/2022 22:29
70' Moses Usor gjuan nga distanca, por jashtë.
27/10/2022 22:24
65' Slavia provon me një goditje dënimi, por topi largohet nga Armend Thaqi.
27/10/2022 22:20
62' Masopust gjuan, por jashtë portës.
27/10/2022 22:19
59' Ermal Krasniqi nuk mundet ta vazhdojë lojën. Do të zëvendësohet nga Albin Berisha do të futet në fushë.
27/10/2022 22:15
56' Krasniqi rrëzohet në zonë nga Masopust, por gjyqtari nuk jep penallti.
27/10/2022 22:13
54' David Jurasek gjuan nga distanca, mbron Stivi Frashëri.
27/10/2022 22:10
50' Ballkani rrezikon nga e djathta, por portieri largon rrezikun.
27/10/2022 22:04
46' Fillon pjesa e dytë.
27/10/2022 21:50-Mbyllet pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë mes Ballkanit dhe Slavia Pragës me rezultat 0-0.
27/10/2022 21:49
45'+ Çfarë rasti humbet Ermal Krasniqi. Gjuan ngjitur me shtyllën.
27/10/2022 21:40
38' Aksion i bukur i Ballkanit, por goditja e Korenicës ishte e dobët.
27/10/2022 21:35
35' Tie gjuan sërish, kësaj radhe pret Frashëri.
27/10/2022 21:29
28' Yira Sor i Slavias në rast të mirë, por nuk e qëllon portën.
27/10/2022 21:24
24' Tie i Slavias gjuan nga distanca, por mbi portë.
27/10/2022 21:18
18' Arbër Potoku ndëshkohet me karton të verdhë.
27/10/2022 21:17
17' Olayinka humb rast të mirë për Slavian. Gjuajtja e tij shkon mbi portë.
27/10/2022 21:16
16' Slavia po provon me harkime, por lojtarët e Ballkanit po i largojnë topat.
27/10/2022 21:12
11' Bie pak ritmi i ndeshjes. Të dy skuadrat të kujdesshme.
27/10/2022 21:07
6' Slavia Praga rrezikon nga e djathta, topi nuk vjen te Olayinka, largohet në këndore.
27/10/2022 21:04
3' Ballkani rrezikon i pari. Meriton Korenica gjuan bukur, por portieri mbron. Ermal Krasniqi rrëzohet në zonë, por nuk ka penallti.
27/10/2022 21:00
1' Nis ndeshja. Ballkani luan me topin e parë.
27/10/2022 20:55
Gjithçka gati. Skuadrat dalin në mesin e fushës.
27/10/2022 20:42
Skuadrat kryejnë nxehjen para ndeshjes.
27/10/2022 19:48-Slavia Praga publikon foto dhe video nga stadiumi "Fadil Vokrri"
Klubi i njohur çek Slavia Praga ka arritur në stadiumin "Fadil Vokrri", ku kanë publikuar pamje nga dhoma e zhveshjes dhe hyrja e lojtarëve në stadium.
27/10/2022 19:44-Formacionet zyrtare, Ballkani - Slavia Praga: Ilir Dajës i kthehen disa mungesa
Ballkani do të zbres në fushë për ndeshjen e pestë në grupet e Ligës së Konferencës, ku përballë do të ketë gjigantin çek Slavia Pragë.
Do të jetë një ndeshje vendimtare për dy skuadrat që kanë nga katër pikë pas katër ndeshjeve të para dhe duan ta kalojnë grupin.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave e zhvilluar në Pragë përfundoi 3-2 në të mirë të vendasve, përkundër një loje mjaftë të mirë nga skuadra kosovare.
Dueli mes Ballkanit dhe Slavia Pragës zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ballkani: Frashëri, Thaqi, Jashanica, Dellova, Potoku, Kuç, Emërllahu, Zyba, Korenica, Rrahmani, Krasniqi
Slavia: Kolar, Masopust, Kacharaba, Ousou, Jurasek, Tihli, Dortley, Doudera, Lingr, Olayinka, Yira Sor
27/10/2022 19:11-Gripshi: Slavia kundërshtari më i vështirë në grup
Mesfushori i Ballkanit, Nazmi Gripshin e ka vlerësuar lartë kundërshtarin e sotëm Slavia Pragën.
Duke folur për emisionin “Zona Gol” në “SuperSport” përpara ndeshjes, mesfushori theksoi se ndonëse ka ende edhe dy vite kontratë me Ballkanin, po shpreson të lëvizë jashtë.
“Kontrata edhe dy vite? Kushdo që jep maksimumin te ky ekip besoj se e do një ekip jashtë, por për sa jam pjesë e Ballkanit shpresoj të japim maksimumin për Ballkanin”.
“Slavia? Kundërshtari është më i vështiri që kemi në grup, buxheti i lartë dhe lojtarët me eksperiencë, duhet të bëjmë detyrat që na ka caktuar trajneri dhe shpresoj të bëjmë një paraqitje të mirë”, ka thënë Gripshi.
27/10/2022 18:36-Situata në Grupin G
Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje nga faza e grupeve, Sivasspori dhe Cluj kanë nga 7 pikë. Këto dy skuadra sot përballen mes vete.
Në anën tjetër Ballkani dhe Slavia kanë nga katër pikë, por me gjasa për të kaluar tutje.
27/10/2022 18:29-Janë shitur pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen
Ndeshja mes Ballkanit dhe Slavia Pragës zhvillohet sot nga ora 21:00, ndërsa për këtë përballje janë shitur pothuajse të gjitha biletat.
Sipas burimeve të Telegrafit kanë mbetur në shitje vetëm edhe një mijë bileta.
27/10/2022 18:27-Dreka zyrtare para ndeshjes
Drejtuesit e të dy klubeve, Ballkanit dhe Slavia Pragës, para ndeshjes kanë mbajtur një takim ku është shtruar edhe dreka zyrtare.
Ndeshja do të zhvillohet sot në Fadil Vokrri.
27/10/2022 18:25-Gjyqtari i ndeshje është Morten Krogh
Ndeshja Ballkani – Slavia Pragë, do të drejtohet nga gjyqtarët danezë në krye me Morten Krogh.
Wollenberg Rasmussen dhe Jesper Dahl, do të jenë asistentë, ndërsa Mikkel Redder gjyqtar i katërt.


