Baliqi: Referët po na dëmtojnë
Skuadra e Trepçës nuk e ka nisur edhe aq mirë sezonin e ri. Ekipi nga Mitrovica, në dy ndeshjet e para të Superligës ka tubuar vetëm një pikë.
Në ndeshjen e parë ‘xehetarët’ luajtën baras me Llamkos Kosovës në ‘Riza Lushta’, derisa u mundën nga Drenica 1:0, në stadiumin ‘Bajra Aliu’ në Skenderaj.
Kapiteni i Trepçës Emin Baliqi mohon te ketë ndonjë krizë në ekip. Për rezultat e dobëta mesfushori ia hedh fajin gjyqtarëve.
“Referët po na dëmtojnë. Në dy ndeshjet e para gjyqtarët na e kanë bërë me hile. Si është e mundur gjyqtari i njëjtë të na dëmtoj në dy takime radhazi. Hajriz Hajradi na ka hytrë në hak. Mos të them 6, por për 4 pikë ia na dëmtuar neve”, deklaroi Baliqi për Express.
Ai tregoi se atmosfera në ekipin gjelbër e zi është shumë e mirë, derisa tregon se ka marr premtim nga kryesia e klubit që shumë shpejt do t’i kryej obligimet ndaj tyre.
Ndërsa, edhe Fidaim Haxhiu, drejtori sportiv i Trepçës e ka premtuar se do t’i kryejnë obligimet ndaj lojtarëve.
“Futbollistëve u kemi nga një rrogë borxh dhe shumë shpejt do t’i kryejm obligimet ndaj tyre”, tha Haxhiu për gazetën. /Telegrafi/


