Please enter at least 3 characters.

Bale zgjidhet lojtari i ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve

2018/05/benzi.jpg
271:"KIEV, UKRAINE - MAY 26: Gareth Bale of Real Madrid celebrates after scoring his sides second goal during the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Gareth Bale është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Real Madridi ka fituar ndeshjen finale ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1 të zhvilluer në Olimpic Stadium të Kievit.

Kjo ishte finalja e tretë radhazi e fituar nga Real Madridi, pasi para dy vitesh mposhtën Atletico Madridin, ndërsa vitin e kaluar Juventusin.

Golat në këtë finale u shënuan nga Karim Benzema (51') dhe Gareth Bale (64', 83') për Realin, ndërsa për Liverpoolin shënoi Sadio Mane (54').

Është pikërisht ylli uellsian, i cili është zgjedhur nga UEFA si lojtari më i mirë i finales së Ligës së Kampionëve pas paraqitjes së tij mbresëlënëse dhe dy golave të shënuara.

Goli i parë nga Bale ishte thjeshtë brilant (Getty Images)

Golat e Bale ishin superior që të dy, pasi i pari erdhi me gërshërë, ndërsa i dyti nga një largësi rreth 30 metrash.

Vlen të theksohet se Bale ishte në bankën rezervë dhe u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 61-të. /Telegrafi/